Clark: Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do të kundërpërgjigjeshin

Ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë, ku po paraqitet si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në seancë, Clark ka rikthyer kujtimet nga periudha e fillimit të konfliktit në Kosovë, duke treguar për momentet kur raportimet e para për masakrën ndaj familjes Jashari kishin tronditur udhëheqjen ndërkombëtare.

Sipas Clark, gjithçka kishte ndodhur në fillim të marsit, kur ai ndodhej në Maqedoni për të inspektuar një Task-Forcë amerikane të vendosur në kufirin me Serbinë.

“Unë shkova në Maqedoni, më duket se kanë qenë ditët e para të marsit, kishim një Task-Forcë të forcave amerikane në Maqedoni, që ishte vendosur para disa viteve për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, shkova ta inspektoja. Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentit e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, ka thënë Clark.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika