Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban Konventën e saj të Përgjithshme, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Konventa pritet të mbledhë 615 delegatë, ndërsa rreth 500 prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Burime të TV Dukagjini bëjnë të ditur se, nënshkrimet janë pranuar vetëm për kandidaturën e Bedri Hamzës.
Konventa e sotme vjen vetëm pak ditë pasi Memli Krasniqi, më 12 nëntor, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PDK-së në një konferencë të jashtëzakonshme për media.