Analisti Sadri Ramabaja, i ftuar në Debat Plus, ka deklaruar se vendimmarrja reale në PDK nuk qëndron te strukturat formale, por te një grup figurash të fuqishme brenda partisë.
Ai tha se Sami Lushtaku është udhëheqësi real i PDK-s dhe se zgjedhja e Bedri Hamzës për kryetar ka qenë e parapërcaktuar nga ky grup i brendshëm.
“Ai ishte i paracaktuar nga fuqitë reale politike të Partisë Demokratike, që janë disa emra… në mesin e tyre, gjithsesi edhe Samiu”, u shpreh Ramabaja.
Ai shtoi se përveç Lushtakut, në boshtin vendimmarrës të PDK-s hyn edhe një grup i ngushtë figurash me ndikim të madh politik.
“Që është Ilmi Reçica, që është Xhavit Haliti, që është Sami Lushtaku, që janë elementë të tjerë. De fakto, ata janë boshti drejtues i Partisë Demokratike. Të gjitha të tjerat janë pastaj sprova për me bartë këtë stafetë deri te etablimi…”, tha Ramabaja.