Ademi: Gjithçka gati për ndeshjen e sotme

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka dhënë një mesazh para ndeshjes së sotme, duke konfirmuar se përgatitjet organizative kanë përfunduar me sukses dhe se atmosfera në stadium pritet të jetë elektrizuese.

Në një njoftim publik, Ademi ka bërë të ditur se ekipet organizative kanë punuar me intensitet që nga orët e para të mëngjesit, duke u siguruar që çdo detaj të jetë në vend para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme!

Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.
Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima.
Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve!
Shihemi në stadium!”, ka shrkuar Ademi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika