Prokuroria Speciale ngrit dy aktakuza për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës së parë, i pandehuri I.U. dyshohet se nga viti 2021 deri më 23 tetor 2024 ka shpërndarë në rrjetet sociale, veçanërisht në “Facebook”, materiale me përmbajtje nacionaliste dhe nxitëse. Më 23 tetor 2024, gjatë një kontrolli rutinë policor, në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta të mbushura me materiale të ndryshme, përfshirë fanella, 148 kartëvizita dhe objekte të tjera me përmbajtje që mund të shkaktonin tensione publike dhe nxitje të përçarjes.

Në aktakuzën e dytë, të pandehurit K.B. dhe M.J. akuzohen se në vitin 2020 kanë publikuar një video në “Facebook”, të realizuar në parkun e qytetit të Gjakovës, me përmbajtje që synonte nxitjen e përçarjes mes grupeve kombëtare dhe etnike.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Në aktakuzën e parë, i pandehuri I.U., akuzohet se, nga viti 2021 e deri më 23.10.2024, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nacionaliste. Ndërsa, më 23.10.2024, gjatë kontrollit policor në veturën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta me materiale të ndryshme, si fanella 148 kartëvizita me përmbajtje nxitëse dhe përçarese, që do të mund të shkaktonin prishje të rendit publik.

Ndërsa në rastin e dytë, të pandehurit K.B., dhe M.J. akuzohen se, në vitin 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, kanë shfaqur një video në parkun e qytetit në Gjakovë, me përmbajtje nxitëse dhe me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes grupeve kombëtare dhe etnike. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohem sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika