Hapja e tregut të energjisë: Bizneset presin “kthim në pikën zero” dhe përgatisin padi

Në aktgjykimin për procesin e liberalizimit të tregut, Gjykata Supreme konstatoi përdorim të gabuar i lidhëzës “ose” në vend të “dhe” brenda Ligjit për Energjinë Elektrike, por edhe referencës nga ZRRE-ja, duke krijuar paqartësi dhe kolozion ligjor. Bizneset presim kthim të procesit në pikën zero, ndërsa po përgatisin padi për dëmin e shkaktuar – që sipas tyre shkon në 30 milionë euro. ZRRE-ja, ndërkaq, tha se po e analizon vendimin para se të ndërmarrë veprimet e radhës.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin u shpallën të paligjshëm dhe u shfuqizuan dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, bizneset presin që procesi të kthehet në pikën zero.

Derisa kjo të ndodhë, sipas kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve në kuadër të Odës Ekonomike, Kushtrim Ajvazi, bizneset që, sipas tij, u nxorën me dhunë në tregun e hapur po përgatisin padi për dëmin e shkaktuar.

“Veprimi i dytë, kompanitë do të përgatiten që të fillojnë paditë e dyta për kthim të dëmin që është krijuar gjatë kësaj periudhe kohore. Në bazë të kalkulimeve preliminare që unë arrita t’i bëjë sot, janë rreth 30 milionë euro vlerë e dëmeve që janë krijuar brenda kësaj periudhe”, ka thënë Ajvazi.

Ndërkohë, ai kërkoi që Zyra e Rregullatorit për Energji të përgatisë mirë dhe të mundësojë proces të drejtë e ligjor për hapjen e tregut.

“E vlerësoi se paditura ka dështuar të ofrojë pranë gjykatës dëshmi të mjaftueshme dhe bindëse se i ka përmbushur në tërësi kriteret dhe i ka ndjekur hapat për liberalizimin e tregut. Në këtë kuptim, nuk ka pasur hapje efektive të tregut, promovim të konkurrencës efektive dhe zhvillim të tregut konkurrues dhe funksional. Kjo është ajo që e kemi thënë nga dita e parë. Tani ne presim reagim nga ZRRE-ja, të zbatojë këtë vendim”, ka shtuar Ajvazi.

Në një përgjigje për televizionin, Rregullatori nuk tregoi me saktësi se cilat do të jetë veprimet e radhës.

“Sa i përket hapave të mëtejmë, ZRRE-ja do të veprojë në përputhje me obligimet ligjore që dalin nga aktgjykimi. Pas përfundimit të analizës së plotë, ZRRE-ja do të dalë me një njoftim publik ku do të sqarohen hapat që do të ndërmerren dhe mënyra se si ky aktgjykim ndikon në proceset aktuale, përfshirë edhe çështjet që lidhen me liberalizimin e tregut të energjisë. Në këtë fazë, është e parakohshme të konfirmohet nëse vendimi do të kundërshtohet apo nëse do të ndërmerren procedura të tjera juridike, pasi kjo varet nga vlerësimi i brendshëm që është në proces”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Por, një minutë pas përgjigjes, ZRRE-ja doli me njoftim tjetër ku tha se “procesi i liberalizimit të tregun vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi”.

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, ndaj të cilit palët nuk kanë të drejtë ankese, konstatoi përplasje brenda Ligjit për Energji Elektrike, si dhe referencën e përdorur nga ZRRE-ja.

Aty sqarohet se përkufizimi në ligj përmend “konsumatorët me qarkullim vjetor më shumë se 10 milionë euro dhe me më shumë se 50 punëtorë”, ndërsa në udhëzues ZRRE-ja ka përdorur lidhëzën “ose” në vend të “dhe”, duke bërë që edhe kompanitë që përmbushin vetëm njërin kriter të nxirren në tregun e hapur.

Mbi këto kritere – dhe njoftimin e ZRRE-së – rreth 1300 bizneset u nxorën në tregun e hapur të energjisë elektrike nga 1 Qershori.

Për pasojë ato, kanë raportuar se, kanë paguar tarifa dy deri në tre herë më të larta për furnizim me energji elektrike.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika