Terri befasoi futbollistët dhe stafin e kombëtares së Zvicrës, teksa po stërviteshin në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës të hënën mbrëma. (vide
Por, ndërprerjet e energjisë elektrike nuk janë aq të pazakonta për vendasit, veçmas ditëve të fundit.
Të martën, më shumë se dhjetë rrugë në disa lagje të kryeqytetit u përballën me mungesë të energjisë elektrike për një pjesë të madhe të ditës.
Pa rrymë, nga mëngjesi e deri vonë pasdite, sipas njoftimeve, ishin nëntë fshatra në komunën e Vushtrrisë dhe po aq fshatra edhe në komunën e Rahovecit, disa pjesë të Ferizajt.
Ndërsa rrymë nuk pati edhe në disa pjesë të Therandës, edhe pse KEDS nuk njoftoi për diçka të tillë.
Megjithatë, në një përgjigje për TV Dukagjini, kjo kompani tha pati ndërprerje të paplanifikuara të energjisë elektrike në Therandë dhe në Gjilan për shkak të, siç u shprehën, “kushteve atmosferike” dhe “mbingarkesave”.
Ndërsa, ndërprerjet e paralajmëruara për punime në rrjet, KEDS-i i vlerësoi të pashmangshme.
“Sa i përket ndërprerjeve të paplanifikuara, ato po minimalizohen gjithnjë e më shumë pikërisht si rezultat i intervenimeve paraprake nga ekipet tona, të përmendura në pjesën e parë të kësaj përgjigjeje. Ndërprerjet e paplanifikuara ndodhin kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm, siç janë kushtet atmosferike — si në rastin e sotëm në disa zona, ku më të afektuara janë Gjilani dhe Suhareka — si dhe për shkak të mbingarkesave eventuale të shkaktuara nga ngrohja masive e qytetarëve me energji elektrike. Megjithatë, edhe këto mbingarkesa nuk afektojnë një numër të madh konsumatorësh njëherësh”.
Përveç atyre për shkak të ndërhyrjeve nga KEDS-i, në një përgjigje Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT tha se nuk ka ndërprerje të tjera.
“Rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike që menaxhohet nga KOSTT po funksionon normalisht në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sistemi i transmisionit është stabil, i sigurt dhe të gjitha kapacitetet transmetuese janë në operim me parametra të rregullt, ndaj ju njoftojmë se ndërprerjet e raportuara nga qytetarët nuk lidhen me funksionimin e rrjetit të KOSTT-it”.
Ndërkaq, përkundër ndërprerjeve, në KESCO jo-zyrtarisht thanë se ka mjaftuëshëm prodhim të energjisë elektrike.