Plagoset një 28-vjeçar në Prizren, u qëllua teksa ishte duke vozitur

Një 28-vjeçar është plagosur të mërkurën në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Viktima është plagosur në të dyja këmbët teksa rasti ka ndodhur gjersa ishte duke vozitur me automjet teksa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“Më datë 19.11.2025, rreth orës 23:15, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, patrulla policore gjatë patrullimit ka dëgjuar krisma armësh dhe ka hasur një person të plagosur nga arma e zjarrit. Viktima, Gj. Sh., mashkull 28 vjeçar nga Prizreni, ka pësuar plagosje në të dy këmbët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se Viktima ishte në lëvizje me automjet kur një person ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, u shpreh Alija.

Tutje, ai bën të ditur se në konsultim me prokurorin, është filluar rasti “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve i DRP Prizren.

“Policia ka mbledhur prova nga vendi i ngjarjes, ka intervistuar viktimën dhe dëshmitarët, dhe po punon në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika