Vendet e NATO-s nënshkruajnë protokollet e pranimit për Suedinë dhe Finlandën

30 vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë, duke dërguar ofertat e anëtarësimit të dy vendeve nordike në parlamentet aleate për miratim

Ambasadorët e NATO-s nënshkruan të martën (5 korrik) protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë

Të 30-at shtete anëtare të NATO-s, nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me Aleancën e NATO-s.

Këtë e ka bërë të ditur, Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i cili është shprehur se kjo ditë është historike për sigurinë gjithëpërfshirëse ndaj vendeve transatlantike.

“Kjo është një ditë historike për Sigurinë Transatlantike. Dera e NATO-s mbetet e hapur dhe ne jemi, së bashku më të fortë”, ka deklaruar Blinken, në rrjetin social Twitter.

Protokolli nënkupton se Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen në takimet e NATO-s dhe të kenë akses më të madh në Aleancë, por nuk do të mbrohen nga një klauzolë mbrojtëse e aleancës, që një sulm ndaj një aleati është një sulm kundër të gjithëve, deri në ratifikim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s së bashku me krerët dhe ministrat e jashtëm të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në Madrid, Spanjë, më 28 qershor 2022.

Ceremonia e nënshkrimit vjen pas një vendimi gjatë një samiti të NATO-s në Madrid javën e kaluar për të ftuar Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën.

Ai erdhi pas disa grindjeve me Turqinë, anëtare e NATO-s, e cila i kishte bllokuar vendet nga bashkimi për ankesat historike rreth asaj që Ankaraja e shihte si mbështetje për grupet militante.

30 ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm miratuan zyrtarisht vendimet e marra në një samit të NATO-s në Madrid, kur krerët e vendeve anëtare ftuan fqinjin e Rusisë Finlandën dhe partnerin skandinav Suedinë që t’i bashkoheshin klubit ushtarak.

‘Moment historik’, Finlanda dhe Suedia i afrohen anëtarësimit në NATO

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika