Kurti nesër në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes së BE-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë të premten në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, sonte kryeministri Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.

Plani i Rritjes së BE-së për periudhën 2024-2027 përfshin një paketë prej 6 miliardë eurosh, e cila synon të përkrahë përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet të përmbushin reformat e kërkuara nga BE-ja, përfshirë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave më shumë se 250 milionë euro janë grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë kredi me kushte të favorshme.

Megjithatë, fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që të ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në, edhe pse Kosova ishte ndër vendet e para që miratoi agjendën e reformave.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika