Anëtarët e KPK-së kundërshtojnë shkarkimin e Besim Kelmendit: Vendimi është i jashtëligjshëm

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pesë anëtarë të KPK-së dolën në një konferencë për media për të kundërshtuar vendimin.

Ata thanë se propozimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kundërshtuar nga disa anëtarë të Këshillit, të cilët edhe u larguan nga mbledhja në shenjë mospajtimi.

Visar Krasniqi e quajti vendimin “të jashtëligjshëm”, duke argumentuar se nuk mund të merren vendime pa njoftim të anëtarëve dhe pa respektuar procedurat ligjore.

Sipas deklaratës së anëtarëve, vendimi i sotëm për shkarkimin e Kelmendit është një tentativë për të imponuar pushtet institucional në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa ushtruesi i detyrës Besim Kelmendi  tha se pas këtij organizimi qëndron Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Ata ftojnë Policinë e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e tyre dhe mediat të monitorojnë zhvillimet.

Sipas tyre, Besim Kelmendi vazhdon të ushtrojë detyrën, duke u bazuar në faktin se vendimi i sotëm nuk ka efekt juridik dhe është i papranueshëm.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pesë anëtarë votuan pro: Ardijan Hajdaraj, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Arjana Shajkovci dhe Milot Krasniqi.

Nga ana tjetër, anëtarët Arian Gashi, Visar Krasniqi, Besim Kelmendi dhe Dardan Vuniqi e lëshuan mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votim dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj procedurës./Dukagjini

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika