Presidentja Vjosa Osmani nuk e përjashton një angazhim të ri politik pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por do të vendosë për rikandidimin pasi të dihet përbërja e Kuvendit të ri.
E pyetur nëse deklarata e saj se “do të qëndrojë gjatë këtu” përbën paralajmërim për një mandat të dytë, Osmani tha se “kjo nënkupton se do të vazhdoj të kontribuoj për shtetin tim”.
“Paralajmërim që do të jem duke kontribuar për shtetin tim, cili do të jetë pozicioni politik datë do ta caktojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Osmani.
Ajo theksoi se ende nuk ka marrë një vendim për pozicionin e saj të ardhshëm, duke shtuar se gjithçka do të varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe përbërja e Kuvendit të ri.
“Ta shohim cila do të jetë përbërja e Kuvendit të ardhëm pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit ajo besoj se qartëson gjithçka. Por po e përmend, do të jem duke shërbyer në institucionet publike të Kosovës, duke shërbyer aty ku mund ti ndihmojë vendim tim më së miri”, ka deklaruar Osmani.