Sot, e enjte, është hedhur shorti për ndeshjet eliminatore evropiane dhe ndërkontinentale për Kupën e Botës 2026. Të gjitha ekipet kombëtare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale.
Nga Evropa, Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Sllovakinë, ndërsa në finale do të ndeshet me fituesin e duelit Turqi-Rumani.
Në anën tjetër, Shqipëria do të luajë gjysmëfinalen ndaj Polonisë, ndërsa finalja do të jetë kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë-Suedi.
Çiftet e playout-eve evropiane janë:
- Italia – Irlanda e Veriut
- Danimarka – Maqedonia e Veriut
- Ukraina – Suedia
- Turqia – Rumania
- Uells – Bosnjë e Hercegovinë
- Polonia – Shqipëri
- Sllovakia – Kosova
- Republika Çeke – Republika e Irlandës
Detajet e finales:
- Fituesi i Ukrainës-Suedi do të presë ndeshjen Poloni-Shqipëri.
- Fituesi Çeki-Irlandë do të presë Danimarkën ose Maqedoninë e Veriut.
- Fituesi Sllovakia-Kosova do të jetë nikoqir ndaj fituesit Turqi-Rumani.
- Fituesi Uells-Bosnjë do të jetë nikoqir ndaj fituesit Italia-Irlanda e Veriut.
Datat:
- Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 mars 2026.
- Finalet do të luhen më 31 mars 2026, nikoqiri përcaktohet me short.
Ky short i hap rrugë për një mundësi historike, kualifikimin e Kosovës dhe Shqipërisë për në Botërorin 2026.