Aksident në Drenas, një e vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten mbrëma në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ku një grua ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur, kur drejtuesi i një vetures, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Si pasojë, vetura ka dalë jashtë traseve të rrugës dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika