Në hapje të Samitit për Planin e Rritjes që po mbahet në Tiranë, Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dhënë një panoramë të qartë të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave të domosdoshme për avancimin drejt BE-së.
Ajo veçoi faktin se Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina mbeten dy vendet që ende nuk kanë filluar miratimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes.
Sipas Kos, kontrasti me Shqipërinë dhe Malin e Zi është i dukshëm. Të dyja këto vende kanë miratuar rreth 55% të reformave të dakorduara me BE-në, duke u renditur si “performuesit më të mirë” në procesin e zbatimit.
/Kemi mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor, 2 vite nga 4 dhe tani është momenti i duhur për të biseduar. Por të jemi të sinqertë dy nga vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimi. Dy më të mirët kanë zbatuar rreth 50% te reformave të dakordsuar dhe shohim një lidhje shumë të mirë midis avancimit në procesin e anëtarësim dhe reformave”, ka thënë Kos.