Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj L.M., për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

I pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, njofton Dukagjini.

Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika