Fetoshi: Serbia e sotme është Millosheviqi 2.0 – makineri e rafinuar e krimit dhe destabilizimit

Arben Fetoshi, Drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ka publikuar një reagim të fuqishëm në Facebook, ku e ka quajtur Serbinë e sotme një version të rafinuar të aparatit të Millosheviqit, të maskuar nën kostumin modern të Aleksandar Vuçiqit.

Fetoshi shkruan se raportimi i “The Telegraph” dhe deklaratat e gazetarit hulumtues kroat Domagoj Margetiç, i cili pretendon se ka prova të përfshirjes së presidentit serb në “snajper turizëm” gjatë rrethimit të Sarajevës, zbulojnë vazhdimësinë e një politike të krimit dhe viktimizimit, tashmë e adaptuar në epokën e luftës hibride.

Ai rikujton dokumentarin “Sarajevo Safari”, që ekspozoi pagesat e të huajve për të qëlluar mbi civilët e Sarajevës, duke theksuar se padia ndaj Vuçiqit në Prokurorinë e Milanos duhet të shërbejë si alarm për një strukturë politike që nuk është çmontuar kurrë në Serbi.

Në postim, Fetoshi thekson se Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga krimet, as nuk ka dënuar gjenocidin; e njëjta strukturë që prodhoi krime në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, sot operon me forma të reja; aparati që dikur organizonte snajperë, sot organizon sulme hibride, rrjete kriminale dhe grupe terroriste të instrumentalizuara.

Sipas Fetoshit, Serbia është një “anomali europiane” që pretendon integrim e paqe, por njëkohësisht fuqizon aleancën me Rusinë dhe minon demokracinë në rajon.

“Për 30 vjet, Serbia ka mbetur pa transformim moral, politik e institucional, duke i shpallur kriminelët ‘heronj’ dhe duke përdorur mohimin e viktimizimin si strategji hegjemoniste”, shkruan Fetoshi.

Ai thekson se makineria e sotme e Vuçiqit është vetëm një version i përditësuar i makinerisë së Millosheviqit—me të njëjtin funksion, por me mjete të reja: dezinformim digjital, parti proxy, struktura ilegale dhe grupe të instrumentalizuara.

Në përfundim, Fetoshi paralajmëron se rreziku mbetet i pandryshuar dhe se Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor nuk do të jenë të sigurt sa kohë që Serbia tolerohet me “Millosheviqin 2.0”.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika