Demaku: Zgjedhjet mund të ishin shmangur, VV-ja nuk tregoi seriozitet në bashkëpunim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, pas shpërndarjes së Kuvendit vlerëson se 9 muaj pa bërë asnjë punë ishin të vështirë.

“Ka qenë periudhë e vështirë dhe e gjatë – e them sinqerisht se po nisëm nga vetja se nganjëherë më shumë të lodhë mospuna sesa puna – këta 9 muaj ka qenë të tillë. Në pamundësi për tu angazhuar në atë qe jemi votuar nga qytetarët – ka qenë periudhë e vështirë por kanë qenë rrethanat që s’janë varë nga ne”, tha Demaku.

Demaku, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se zgjedhjet mund të ishin shmangur, por sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte asnjëherë serioze në bashkëpunim me partitë tjera.

“Patjetër që zgjedhjet kanë mundur të shmangen dhe janë dy arsye të fuqishme që e forcojnë këtë mendim e para duke u kthyer në të kaluarën tonë në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur edhe pse partitë politike kanë pasur numër më të vogël të numrave kanë arritur që të krijojnë institucionet e vendit është e çuditshme që forca e parë politikë që doli me një numër kaq të madh të deputetëve të mos arrijë të krijojë institucionet dhe është e rëndë dëmi që iu bë vendit”.

“Kjo po tregon qartë që këta (VV) nuk e kuptojnë përgjegjësinë që ua jep qytetari. VV-ja nuk ka treguar seriozitet të bashkëpunimit, kanë qenë lojëra dhe për të krijuar institucione duhet të jesh serioz e këtë nuk e kanë bërë. Vetëvendosje nuk dëshiroi që me askënd të krijojë institucionet dhe të gjithë partitë i goditi në mënyra brutale e të ulëta e kjo nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim. Dy herë dështuan në krijimin e Qeverisë pasi nuk bënë asgjë ani se i patën 48 numra”, u shpreh Demaku.

Demaku, mes tjerash, komentoi edhe deklarimet nga Lëvizja Vetëvendosje se kanë vija të kuqe më PDK-në lidhur me bashkëpunimin, për çka u shpreh se partia ku bën pjesë asnjëherë nuk i ka ‘lutur’ që të bashkëpunojnë a të kenë koalicion.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika