MPJD konfirmon vdekjen e shtetasit kosovar Selim Voca në Serbi, nis procedurat për kthimin e trupit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.

Voca ishte raportuar si person i zhdukur nga bashkëshortja e tij më 19 nëntor, në stacionin policor në Mitrovicë, Jug, njofton Dukagjini.

Teksa sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit.

MPJD bën të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, është angazhuar për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të të ndjerit në Kosovë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e viktimës dhe me autoritetet përkatëse, me qëllim të ofrimit të asistencës së nevojshme në kuadër të kompetencave të saja dhe të lehtësimit të të gjitha procedurave të kërkuara. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës siguron se institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika