Tërmet në Bangladesh, nëntë të vdekur dhe qindra të lënduar

Një tërmet i fuqishëm goditi të premten kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë ndodhi në orën 10:38 të mëngjesit pranë qytetit Narsingdi, rreth 33 kilometra nga Daka, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shkruan AFP, transmeton Dukagjini.

Zyra e shtypit e qeverisë së përkohshme atje, tha se të paktën nëntë persona u vranë dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën. Të paktën 14 ndërtesa u dëmtuan dhe një zjarr shpërtheu në një termocentral, por më vonë u vu nën kontroll.

Udhëheqësi i përkohshëm Muhammad Yunus, tha se qeveria po merrte të gjitha masat e nevojshme.

Nëntë persona u dërguan në spitalet në Daka me lëndime të rënda, sipas departamentit të shëndetësisë të qeverisë.

Dridhja zgjati për 26 sekonda, sipas Departamentit Meteorologjik të Bangladeshit, i cili regjistroi magnitudë 5.7.

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika