Policia e Kosovës ka ndaluar tre gjuetarë në fshatin Astrazub të Malishevës.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se të tre të dyshuarit kishin postuar fotografi me kafshë të vrara, njofton Dukagjini.
“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar nën dyshimin se kishin kryer veprat e cekura, pasi që në rrjete sociale kanë postuar foto me kafshë të vrara. Me vendim të prokurorit janë sekuestruar tri pushkë gjuetie, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.