Trump dhe Mamdani kalojnë nga kundërshtarë në aleatë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump takoi të premten njeriun që me krenari e kishte shpallur veten “makthi më i keq i Donald Trump”, por duket se gjeti të kundërtën.

Presidenti republikan dhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së New York City, Zohran Mamdani, ishte i ngrohtë dhe miqësorë, duke folur vazhdimisht për qëllimet e tyre të përbashkëta për të ndihmuar qytetin e lindjes së Trump, në vend të dallimeve të tyre të zjarrta, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Trump, i cili në të kaluarën e kishte quajtur Mamdanin një “100% të çmendur komunist” dhe një “të çmendur totalisht”, foli hapur se sa i impresionuar ishte me njeriun që e kishte quajtur administratën e tij “autoritare”.

“Mendoj se ai do të habisë disa njerëz konservatorë, në fakt”, tha Trump për socialistin demokrat ndërsa Mamdani qëndronte pranë tij në Zyrën Ovale.

“Ne do ta ndihmojmë atë, për ta bërë realitet ëndrrën e të gjithëve, të kemi një Nju Jork të fortë dhe shumë të sigurt,” tha presidenti.

“Ajo që e vlerësoj vërtet tek presidenti është se takimi që patëm nuk u përqendrua në vendet e mosmarrëveshjeve, të cilat ka shumë, por u përqendrua gjithashtu në qëllimin e përbashkët që kemi në shërbimin e njujorkezëve,” tha Mamdani.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika