U zhduk një ditë më parë, gjendet e mbytur 75-vjeçarja në Shqipëri

Është gjendur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër në Shqipëri.

Burime pranë policisë lokale thane se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur fare pranë lumit Devoll, shkruan Euronews Albania.

Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më.

Dyshohet se moshuara është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit i cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika