Lladrovci i kundërpërgjigjet Hamzës: Mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet, s’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili deklaroi se s’ka ndonjë vendim brenda partisë që thotë se Lladrovci është përjashtuar nga partia.

Lladrovci konsideron se uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës teksa shton se mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet, njofton Dukagjini.

“Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet. Për fat të keq, nga disa eksponentë, gjendja po promovohet normale dhe disfata po paraqitet fitore. Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt. Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga z. Hamza që synon të barazoj shkakun dhe pasojën. Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën. Uniteti është zotim i përkushtimit për qëllime më të larta se fati i një dege apo individi. Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, e cila qëndron mbi çdo sakrificë tonën”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Mes tjerash, Lladrovci thotë se situata në PDK kërkon ridefinim të qasjes dhe metodave të veprimit politik dhe organizativ.

“Kjo mund të bëhet duke u shërbyer me gjuhën e fitimtarëve me vizion, pa kushte dhe pa hile. Shkurtpamësinë politike do larguar nga partia e krijuar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duke përfaqësuar breza të tërë me përkushtim atdhetar, për Kosovën shtet me vlera euro-atlantike”, theksoi mes tjerash ai.

Ndër të tjera, Lladrovci deklaron se keqbërësit e bedelët politikë do të mbesin shenjë dalluese e partisë shteformuese dhe shtetndërtuese.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika