Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim”.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur më 22 nëntor dhe i njëjti dyshohet se ka ngacmuar dhe dhunuar viktimën, njofton Dukagjini.
“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar dhe dhunuar viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.