Sot, në Gjakovë është mbajtur protestë, ku u kërkua drejtësi për Daorsa Spahija, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Qytetarë të mbledhur në Parkun e Qytetit në Gjakovë kërkuan drejtësi për Daorsa Spahijan, njofton Dukagjini.
Protestuesit kërkuan hetim të plotë, transparencë dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për zbardhjen e rastit tragjik të 25-vjeçares.
Kujtojmë se mbrëmjen e 5 nëntorit, 24 vjeçarja, Daorsa Spahija, u gjet e vdekur poshtë objektit të një banese, teksa u raportua që ajo është hedhur nga ballkoni i ndërtesës ku jetonte.
Prokuroria disa orë më vonë konstatoi se vdekja nuk është rezultat i ndonjë krimi, por nga ky institucion ende vazhdojnë hetimet duke mos dhënë detaje.
Megjithatë familjarët dhe miqtë e viktimës thonë se vdekja e Daorsës lidhet me personin H.S. (30) nga Kumanova me të cilin ajo ishte në lidhje, i cili është i njohur për organet e rendit në RMV.