Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Dy minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në horizontin e 10-të.

Ushtrues detyre i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Gazmend Berisha, ka konfirmuar për KP, se minatorët janë trajtuar në repartin e Oftalmologjisë.

“Po, kanë marrë trajtim mjekësor në repartin e Oftalmologjisë, gjendja e tyre është stabile”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i minierës “Trepça”, Shyqyri Sadiku.

“Gjatë fryrjes së një gome të kamionit në horizontin e 10-të ka ardhur deri te shpërthimi. Lëndimet janë të lehta, kanë marrë trajtim në spital dhe janë liruar në shtëpi”, ka thënë Sadiku.

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika