Një grua është sulmuar me sëpatë nga bashkëshorti i saj të hënën në Gadime të Lipjanit.
E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Dukagjinin se i dyshuari ndodhet ende në arrati.
Prokurori i shtetit në koordinim me njësitet e tjera relevante po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tij.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se po dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Ngjarja është duke u cilësuar si “Vrasje ne tentative”. Për momentin, i dyshuari ndodhet ende ne arrati, ndërsa prokurori i shtetit ne koordinim me njësitet e tjera relevante po i ndërmarrin te gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tij”, thuhet nga ana e Prokurorisë
Vrasje në tentativë në Lipjan: Gruaja sulmohet me sëpatë nga ish-bashkëshorti