Kurti pret në takim kongresistët amerikanë: Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga kongresisti republikan Mike Turner dhe kongresisti demokrat Donald Norcross.

Të dy kongresistët janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve (House Armed Services Committee), dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në angazhimin ushtarak të ShBA-së në lidhje me NATO-n dhe më gjerë.

Pika qendrore e diskutimeve ishte fuqizimi i marrëdhënieve Kosovë–ShBA, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.

“Pika qendrore e diskutimeve ishte fuqizimi i marrëdhënieve Kosovë–ShBA, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes. Kryeministri njoftoi se në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në West Point dhe U.S. Army War College. Gjithashtu, Kosova ka mirëpritur tre edicione radhazi të ushtrimeve ushtarake Defender Europe. Në edicionin e fundit, përkatësisht në Defender Europe 2025, Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e vendosur në aeroportin tonë ushtarak në Gjakovë, prej nga ka drejtuar të gjitha brigadat që kanë operuar në Evropën Juglindore.

Sa i përket investimeve dhe kapaciteteve mbrojtëse, kryeministri veçoi prokurimin e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë edhe sistemeve anti-tank Javelin, si dhe faktin që Kosova ka nënshkruar gjithashtu Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, duke u bërë vendi i 33-të në botë me këtë status të besueshëm. Krahas investimeve në mbrojtje, kryeministri u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, sidomos në fushën e energjisë dhe të teknologjisë, por edhe në projekte të mëdha infrastrukturore që parashihen të realizohen, si ato në transportin hekurudhor. Kryeministri po ashtu theksoi përparimin ekonomik dhe demokratik të bërë në vend në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga raportet e organizatave ndërkombëtare, teksa theksoi se Kosova vijon të jetë shembull se përparimi demokratik dhe rritja ekonomike mund të ecin krah për krah.

Ai shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës dhe falënderimin e tij për kontributin historik, rolin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika