KQZ planifikon rreth 7.8 milionë euro për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas KQZ-së, buxheti i planifkikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove.

Ky buxhet është miratuar në mbledhjen e KQZ-së.

Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove

Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të miratojë planifikimn buxhetor “kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës”.

Sipas tij, KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur Kosova kishte zgjedhje të parakohshme apo që kanë nodhur pa planifikim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika