Pse arti i grave vlerësohet më pak?

Piktura e Frida Kahlo-s “El sueño (La cama)” pritet të bëhet vepra e artit më e shtrenjtë e shitur nga një grua kur të dalë në ankand këtë javë në Sotheby's në Nju Jork. Antony Jones/Getty Images

Autoportreti i Frida Kahlo-s “El sueno (La cama)” pritet të thyejë rekorde në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork, ku vlerësohet deri në 60 milionë dollarë.

Nëse arrihet kjo shumë, vepra do të bëhet piktura më e shtrenjtë nga një artiste grua.

Rekordi aktual mbahet nga Georgia O’Keeffe me “Jimson Weed/White Flower No.1”, e shitur për 44.4 milionë dollarë.

Por edhe me këto shifra, gratë mbeten shumë pas. Rekordi i burrave është marramendës: “Salvator Mundi” i Leonardo da Vincit u shit për 450.3 milionë dollarë — gati dhjetë herë më shumë se çdo vepër e një artisteje.

Hendeku është i dukshëm edhe te artistet e gjalla. Marlene Dumas këtë vit vendosi rekordin për një artiste femër me “Miss January” (13.6 milionë dollarë), një shumë që nuk shkon as në 15% të rekordit të Jeff Koons me “Rabbit” (91 milionë).

Pra, çfarë fshihet pas kësaj pabarazie masive? Ekspertët besojnë se mizogjinia, diskriminimi ndaj moshës dhe shtëpitë e ankandeve dhe muzetë e dominuara nga meshkujt janë faktorë që ndikojnë në vlerësimin e artit të krijuar nga gratë.

Një studim i Universitetit të Oksfordit zbuloi se njerëzit vlerësojnë më shumë vepra të njëjta kur mendojnë se janë bërë nga burra.

Ndërsa analiza e art-historianes Helen Gorrill tregoi se pikturat e nënshkruara nga burra rriten në vlerë, ndërsa ato të grave bien, raporton CNN, transmeton Dukagjini.

Sipas saj, pabarazia shkon edhe më thellë: disa artiste humbasin besueshmërinë tek koleksionistët pasi bëhen nëna, duke u cilësuar si “më pak të përqendruara”, çka ul vlerën e veprave të tyre.

Hendeku, sipas studiuesve, nuk lidhet me cilësinë e artit — por me paragjykimet e rrënjosura që vazhdojnë të diktojnë tregun.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika