Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar sot(e hëne) një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, gjatë së cilës diskutuan propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Putin deklaroi se plani amerikan mund të shërbejë si bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Kreu i Kremlinit theksoi se Rusia vazhdon të mbetet e angazhuar për një zgjidhje politike dhe diplomatike të situatës në Ukrainë. Ndërkohë, Erdogan i përcolli Putinit gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e paqes, duke propozuar Stambollin si vend pritës për negociata të mundshme.
Plani amerikan me 28 pika për përfundimin e luftës, i publikuar pak ditë më parë, si dhe kundërpropozimet e partnerëve evropianë pas takimeve të tyre të fundit në Gjenevë me delegacionet ukrainase dhe amerikane, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes opsionin e negociatave për paqe.