Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, shpëton nga akuzat pas vendimit të gjykatës

Gjykatësi i Qarkut të SHBA-së, Michael Nachmanoff, ka rrëzuar aktakuzën penale ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke e cilësuar atë të pavlefshme për shkak të gabimeve procedurale.

Ky vendim përbën një goditje të rëndë për Departamentin e Drejtësisë, në një çështje të cilën shumë e kanë parë si pjesë të një fushate politike kundër kritikëve të presidentit amerikan, Donald Trump.

Vendimi i gjykatës përfshin edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Lindsay Halligan, aleate e ngushtë e Trump dhe avokate e tij e mëparshme personale, e cila kishte marrë përsipër çështjen si prokurore e përkohshme në Distriktin Lindor të Virxhinias, megjithëse pa asnjë përvojë paraprake si prokurore.

Halligan u paraqit e vetme edhe në Gjykatën Supreme, pasi asnjë prokuror karriere nuk pranoi të përfshihej në këtë rast.

Comey është një nga tre kritikët e njohur të Trump-it që janë paditur nga Departamenti i Drejtësisë muajt e fundit. Ai ishte shkarkuar si drejtor i FBI-së në vitin 2017, në kohën kur FBI-ja hetonte ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Aktakuza kundër tij, e ngritur në shtator, e akuzonte për pengim të drejtësisë dhe dhënie të deklaratave të rreme — akuza që Trump i kishte kërkuar publikisht për vite me radhë. Comey është ish-drejtori i parë në historinë e FBI-së që përballet me akuza penale, dhe ndonëse aktakuza tashmë është rrëzuar, nëse ai do të ishte shpallur fajtor, rrezikonte deri në pesë vjet burg.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika