Sot, e martë, pritet një ditë kryesisht e qetë në gjithë vendin.
Moti do të jetë me diell, por herë pas here edhe me vranësira kalimtare.
Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato të mesditës do të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë, me shpejtësi nga 15 deri në 50 km/h.