Dy vajza janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të fundit.
Sipas Policisë, rasti i parë është regjistruar në lagjen Brekoc të Gjakovës, ku një burrë ka njoftuar se motra e tij, e cila ka të meta mendore, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet.
Sipas raportit të Policisë, ajo ka humbur që nga 4 tetori, ndërsa familjarët vetëm tani e kanë raportuar në polici.
Rasti është duke u hetuar.
Rasti i dytë është raportuar në Rahovec, ku një burrë ka informuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia që nga 20 nëntori dhe nuk është kthyer më.
Edhe ky rast po hetohet nga Policia.