Autobusët e “Trafikut Urban”, ndryshe nga protesta e djeshme, sot kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të shprehur pakënaqësinë.
Ata janë nisur drejt objektit të Komunës dhe Qeverisë së Kosovës si formë proteste, pasi që nga dita e hënë kanë ndërprerë qarkullimin për shkak të mospagesës së pagave.
Megjithëse përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë takuan ministrin në detyrë të Financave, nuk arritën të gjenin një marrëveshje për të zgjidhur situatën.
