Lushaku-Sadriu: LDK-ja e ka rolin historik në këto zgjedhje për ta shpëtuar vendin

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar vendimin e kryesisë së LDK-së për të nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ajo e ka cilësuar këtë hap si një moment historik, që sipas saj vendos në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e LDK-së për ta orientuar Kosovën drejt stabilitetit, zhvillimit dhe kthimit në kursin evropian.

“E ka bërë kryesia nominimin për kryeministër, i cili është edhe kryetar. Dhe që bart me vete një ekip shumë të shumë profesionistëve. Dhe një ekip që është e vetëdijshme për rolin historik që e ka edhe LDK-ja në këtë moment në këto zgjedhje. Për ta shpëtuar vendin, për t’i dhënë një drejtim kah duhet shtetit tonë, proevropian dhe zhvillimor. Në të mirë e qytetarët dhe jo bllokues. Ne kemi një program i cili është tepër adekuat për tua zgjedhur problemet qytetarëve, në të cilat ata po kalojnë.

Në cilindo variant Kosova del prej këtyre krizave, qytetarët pasurohen në kuptimin e mirëfilltë, duke bërë projekte zhvillimore, iu jepet mundësia të mos jetojnë në shtetin e vetëm evropian që është në sanksione e i cili është i mbyllur”, ka thënë Lushaku-Sadriu në FIVE të TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika