Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të qartë se problemet financiare të kryeqytetit nuk lidhen me mungesë të fondeve, por me bllokimin e tyre nga qeveria në detyrë dhe pozitat e zyrtarëve që ai i cilësoi si demagogë dhe gënjeshtarë.
Sipas Ramës, Prishtina ka të bllokuara 35 milionë euro të hyra vetanake për këtë vit, ndërsa bartja e 28 milionë eurove nga viti i kaluar është penguar në mënyrë konsistente.
Kaosi vazhdon – Autobusët bllokojnë Prishtinën, s’ka zgjidhje
“Fakti është krejt tjetër, kryeqyteti sot i ka të bllokuara 35 milionë të hyra vetanake të këtij viti. Kryeqyteti në mënyrë konsistente prej opozitës bllokuar në mënyrë konsistente të bartjes së 28 milionë të vitit të kaluar. Vetëm me këto dy bartje kryeqyteti i kishte në konto 63 milionë. Faturat totale, për shërbime ndaj qytetarëve janë dikur rreth 32 milionë. Pra, jo që kryeqyteti ka pare sa të duash. Janë të vetat, janë aty. Por, këta demagogë, këta gënjeshtarë po i përdorin pozitat në qeveri për ta bllokuar kryeqytetin”, ka thënë Rama në Debat Plus.
Buxheti i kryeqytetit – Kuzhina Qendrore rrezikon të ndërpresë shërbimin