Krasniqi njofton se do ta udhëheqë fushatën e PDK-së, nuk do të kandidojë për deputet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi ka njoftuar sot se ka marrë përsipër të udhëheqë fushatën zgjedhore të PDK-së si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në përgatitje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se kjo është një mundësi për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”.

Ai bëri të ditur se pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë ka vendosur të mos jetë pjesë e listës zgjedhore, për t’u përkushtuar tërësisht drejt organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së kryetarit dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore.  Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”, ka shkruar ai.

“Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë më të mirë për të gjithë!”, shkruan tutje Krasniqi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika