I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë

Sot, më 26 nëntor, rreth orës 13:30, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe njësitit të specializuar FAST, ka arrestuar një person me shtetësi të huaj, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i.

Sipas policisë, arrestimi u bë në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Personi dyshohet për kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.

Ai është dërguar për procedura të mëtejshme, ndërsa prokurori kujdestar i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë, duke vazhduar më pas me hapat ligjorë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika