Akademia Dukagjini – Qendra e re për zhvillim profesional të punonjësve arsimorë

Është prezantuar Akademia Dukagjini, qendra më e re e zhvillimit profesional për punonjësit arsimorë në Kosovë. Akademia që do të veprojë si organizatë jofitimprurëse, synon të nxisë inovacionin dhe të rrisë cilësinë e arsimit përballë sfidave të kohës. Sipas udhëheqësve, Akademia do të shërbejë si urë lidhëse mes praktikës arsimore dhe hulumtimit shkencor

Një tjetër kontribut në mësimdhënie e mësimnxënie pritet ta jap Dukagjini, këtë radhë nëpërmjet “Dukagjini Academy”.

Kjo qendër për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë, që u prezantua sot, synon të  nxisë inovacionin dhe të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit në një shoqëri në ndryshim.

Akademia Dukagjini do të veprojë si organizatë joqeveritare dhe jopërfituese, por që mision ka ofrimin e një mjedis mbështetës për ndërtimin e kapaciteteve, promovimin e praktikave bashkëkohore pedagogjike dhe zhvillimin e hulumtimeve shkencore.

Anëtari i Bordit, Bardhyl Musai, foli më shumë për misionin që pritet ta ketë Akademia.

Përmes programeve të specializuara, trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve bashkëpunuese, Akademia Dukagjini, synon të krijojë mundësi të reja për rritjen profesionale të mësimdhënësve.

Gjithashtu, Akademia synon të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet praktikës arsimore dhe hulumtimit shkencor, duke kontribuuar në politika dhe qasje të reja arsimore.

Krejt këto, sipas drejtorit ekzekutiv Blerim Muhaxhiri, janë vetëm fillimi sepse Akademia pritet të sjellë shumë risi të tjera.

Nëpërmjet nismave të saj, Akademia Dukagjini synon të bëhet një pikë referimi për cilësinë, inovacionin dhe zhvillimin profesional në sistemin arsimor të Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika