Vdes një person në Zubin Potok, dyshohet se i shpërtheu një granatë e dorës

Një person ka vdekur në Zubin-Potok pas shpërthimit të një granate dore, ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

Siç ka thënë Fejza për Dukagjinin, viktima është i lindur në vitin 1969 me inicialet M.P, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftuar se ne fshatin Popovicë të Z.Potokut është një person i vdekur, deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë ka ardhë si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje. Me urdhër të Prokurorit te shtetit trupi dergohet për obduksion. Inicialet M.P 1969”, ka thënë ai.

Ndërsa, rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika