Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare në gjendje kritike pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë

Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare ndodhen në gjendje kritike pas të shtënave që ndodhën të mërkurën në Washington DC, raporton BBC.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se incidenti do të hetohet në nivel federal dhe do të trajtohet si një sulm ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit.

Ai i quajti pjesëtarët e Gardës “heronj” dhe theksoi se hetimet do të zhvillohen në bashkëpunim mes autoriteteve lokale dhe federale.

Kryetarja e qytetit të Washingtonit, Muriel Bowser, tha se ngjarja duket të ketë qenë një “të shtënë e qëllimshme”.

Një zyrtar i policisë, Jeffrey Carroll, shtoi se aktualisht nuk dihet motivi i sulmit dhe se autoritetet ende nuk e dinë llojin e armës që u përdor.

I dyshuari për ngjarjen po trajtohet nga autoritetet shëndetësore dhe gjendja e tij nuk është bërë ende publike.

Të fundit nga rubrika