Pasi u miratua për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 që kapin vlerën e 28 milionë eurove, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret që ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati t’i zhbllokojë edhe 35 milionë eurot e tjera.
Ai tha se do të ishte mirë që tani pasi KQZ ka certifikuar kryetarët, të mund të thërrasin seancë për buxhetin.
“Falënderojë të gjithë asamblistët prezentë që votuan këtë bartje e cila do të ndihmojë kauzës sonë për me i zhblloku proceset në kryeqytet. Uroj që edhe 35 milionët e tjera të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë dhe po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte shumë më fer që të votohej prej asamblistëve të rinj sepse edhe sot e mora lajmin që janë certifikuar kryetarët, kështu që mundemi me vendos seancën e re”, tha ai.
Vendimi u votua me 38 vota për dhe një abstebim.