LDK kritikon Vetëvendosjen për bllokada të qëllimshme në kryeqytet: Krijojnë krizë, pastaj veteshpallën heronj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e akuzuar për fushatë mashtruese dhe përpjekje për të marrë merita politike pas, siç thotë, muajsh bllokadash të qëllimshme në Asamblenë e Kryeqytetit.

Në një komunikatë për media, LDK thotë se dokumentet zyrtare dëshmojnë qartë se bartja e të hyrave vetanake ka dështuar tre herë radhazi, më 21 maj, 12 qershor dhe 27 qershor 2025, për shkak të votës kundër të asamblistëve të Vetëvendosjes.

Sipas saj, këto bllokime kanë paralizuar pagesat për shërbimet esenciale dhe kanë dëmtuar funksionimin normal të Kryeqytetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës denoncon prerazi fushatën e radhës së mashtrimit politik nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë duke trilluar merita për një proces që vetë e ka bllokuar tri herë radhazi.

Dokumentet flasin qartë: më 21.05.2025, 12.06.2025 dhe 27.06.2025, bartja e të hyrave vetanake ka dështuar sepse asambleistët e Vetëvendosjes votuan kundër, duke paralizuar pagesat për shërbimet esenciale dhe duke dëmtuar funksionimin e kryeqytetit.
Tani, pas muajsh bllokadash të qëllimshme, Vetëvendosja del e pretendon se paska “zhbllokuar” vetveten. Ky është modeli i tyre politik: krijo krizë, godit qytetin, pastaj dil në podium e shpall veten hero. Një paturpësi e pastër politike.
LDK ka mbrojtur stabilitetin financiar të Prishtinës në çdo seancë, ndërsa VV ka punuar sistematikisht kundër interesit të qytetit për t’i shërbyer interesave të veta partiake. Nuk ka asnjë fakt, asnjë votë dhe asnjë procesverbal që e mbështet narrativën e tyre, përkundrazi çdo dokument dëshmon bllokimin e tyre të hapur.
Qytetarët e Prishtinës duhet ta dinë: ata që sot po dalin me fjalë të mëdha kanë qenë pengmarrësit e kryeqytetit. Ata që shkaktuan vonesa e rreziqe financiare tani mundohen të fshihen pas pështjellimit propagandistik.
LDK do të vazhdojë të mbrojë interesin e qytetit me vendosmëri dhe integritet, dhe nuk do të lejojë që Prishtina të bjerë pre e taktikave të rrezikshme të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika