OVL-UÇK homazhe në Prekaz: Këto festa janë të mangëta pa krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz kanë bërë homazhe Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati ka thënë se këto festa janë të mangët pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, por shprehu besimin që ata do të kthehen dhe festën tjetër të nëntorit do ta festojnë bashkë me ta në Kosovë.

“Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së. Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, ka deklaruar Gucati nga Prekazi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika