1 milion e 515 mijë € për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga

Mbi 7 muaj mandat, asnjë ligj i miratuar, rreth 1860 euro mesatarisht pagë për çdo muaj, rreth 13 mijë euro mesatarisht për secilin deputet - kjo është vlera e parave që përfituan 120 deputetët të cilët nuk e votuan asnjë ligj në Kuvendin e Kosovës, një herë për shkak të bllokadës, e pastaj sepse nuk u krijua Qeveria. Të dhënat e Kuvendit të Kosovës, tregojnë se buxheti të shtetit legjislatura që u shpërnda më 20 nëntor i kushtoi mbi 1.5 milion euro

Deputetët e legjislaturës së lX e cila u shpërbë më 20 nëntor, nuk e miratuan asnjë ligj, pas konstituimit nuk u arrit të formohet Qeveria e te funksionalizohet krejtësisht Kuvendi.

Ata punuan pak e hiq por fituan shumë – 7 rroga të plota i morën nga Kuvendi. Disa edhe një pagë të muajit prill, 8 paga të plota.

Nga 19 prilli e deri më 20 nëntor sa zgjati mandati i 120 deputetëve, buxhetit të Kosovës pagat dhe mëditjet e tyre, i kushtuan 1 milion e 515 mijë e 490 euro.

Këto të dhëna Dukagjini i ka siguruar përmes qasjes në dokumente publike të Kuvendit.

Mesatarisht një deputet, me pjesëmarrje pesë minutëshe në seancë, për 7 muaj i mori rreth 13 mijë euro.

Ndonëse mandatin e deputeti e morën më 20 prill, një pjesë e legjislaturës ishin deputet e një pjesë ishin pjesë e Qeverisë, gjë që bëri që në listën e pagave të jenë 50 deputetë, që nuk mbetën pa një pagë të plotë, mbi 95 mijë euro gjithsej.

Por, muaji maj në kontot e 120 deputetëve i solli pagat e plota, 1859 euro pagën bazë, dhe shtesat varësisht prej përvojës.

Gati 235 mijë euro paga u ekzekutuan në muajin maj.

Edhe në qershor kosto për 120 deputetët nuk ndryshoi shumë, të gjithë së bashku i morën rreth 200 mijë euro.

Edhe për muajt, korrik, gusht e shtator, shuma e paguar për çdo muaj, për pagat e 120 deputetëve silelt tek vlera 200 mijë euro.

Për udhëtime jashtë shtetit, shuma e paguar është simbolike. 588 euro mëditje për udhëtime në Londër dhe Gjermani u paguan për tre deputetë.

Për udhëtimin në Londër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputeti serb, Nenad Rashiq u paguan nga 234 euro.

Ndërkaq për udhëtimin zyrtar në Gjermani, Emilija Redzepi mori 120 euro mëditje.

Megjithëse, legjislatura e lX për krejt çka do të mbahet ne mend është kryesisht bllokada e gjatë për muaj rresht, asnjë deputet i saj nuk hoqi dorë nga paga.

Bllokada e parë e më e gjata erdhi për emrin e kryetarit të Kuvendit pastaj për nënkryetarët e komuniteteve dhe krejt në fudn u dështua dy herë të votohet qeverinë, një herë Albin Kurti e pastaj edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

Si rrjedhojë e kësaj, me dekret Presidentja Osmani me 20 nëntor e shpërndau legjislaturën që nuk e miratoi asnjë ligj, duke i shpallur zgjedhjet e parakohshme në fund të vitit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika