“Interesi shtetëror mbi çdo gjë” – Bedri Hamza në Shtëpinë e Bardhë: PDK e përkushtuar në forcimin e aleancës me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në Uashington, në funksion të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe administratën amerikane.

Hamza përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka takuar Charles McLaughlin, Ndihmës Special të Presidentit Donald Trump dhe Drejtor të Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe Mark Fleming, Drejtor të Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Sipas tij, në takim u diskutua për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë, për nevojën e forcimit të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për domosdoshmërinë që institucionet e vendit të fokusohen në një agjendë të qartë zhvillimi.

Hamza thuhet se ju ka theksuar zyrtarëve amerikanë ripotencimin se për të dhe për PDK-në, interesi shtetëror mbetet mbi çdo gjë, duke vënë në qendër rritjen ekonomike, investimet strategjike dhe riparimin e plotë të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje është jetike për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika