Zelensky do të bëjë ndryshime të zyrës presidenciale, ndihmësi i lartë jep dorëheqjen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se sot do të nis një ristrukturim të plotë të Zyrës së Presidentit, duke konfirmuar se shefi i kabinetit të tij, Andriy Yermak, ka paraqitur dorëheqjen, ndërsa Kievi po përgatitet për një fazë të re negociatash me SHBA-në.

Zelensky, në fjalimin e tij, tha se kohët e fundit ka zhvilluar gati 20 biseda me partnerë ndërkombëtarë, të cilët kanë shprehur mbështetje të fortë për qëndrueshmërinë e Ukrainës nën presionin e vazhdueshëm.

Ai theksoi nevojën për forcë dhe unitet të brendshëm në një moment kur aktiviteti diplomatik po përshpejtohet, duke thënë se zyra presidenciale do t’i nënshtrohet një ristrikturimi të plotë.

Ai konfirmoi dorëheqjen e Yermakut dhe tha se konsultimet për pasuesin e tij do të fillojnë të shtunën.

Zelenskyy theksoi se delegacioni i Ukrainës për bisedimet e ardhshme do të përfshijë komandantin e përgjithshëm, përfaqësues nga Ministria e Jashtme, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes, si dhe shërbimet e inteligjencës.

Ai nënvizoi se të gjitha përpjekjet e brendshme duhet të fokusohen plotësisht në mbrojtjen e Ukrainës dhe mbështetjen e nismës së saj diplomatike.

Raundi i ardhshëm i kontakteve me Washingtonin vjen pas diskutimeve të fundit SHBA-Ukrainë në Gjenevë mbi një draftpropozim paqeje me 28 pika.

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë javë se “diçka e mirë” mund të shfaqet në negociata, por paralajmëroi se progresi duhet vlerësuar vetëm bazuar në rezultate konkrete.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika