Edhe Brahimaj kujton shpalljen e pafajësisë në Hagë: Uroj që edhe ish-krerët të dalin fitimtarë

Sot janë vërë 13 vjet prej se Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në këtë përvjetor Lahi Brahimaj teksa flet për përballjen me akuza që nga 9 marsi i 2005 e deri më 29 nëntor 2012, kujton edhe ish-bashkëluftëtarët e tij të cilët po mbahen në Hagë.

Ai uron që shumë shpejt dhe ish-krerët e UÇK-së të dalin fitimtarë.

“Sot, në këtë ditë përkujtimi dhe krenarie, shënojmë 13-vjetorin e fitores së drejtësisë ndaj padrejtësive. Pas një procesi të padrejtë e maratonik, që nga 9 marsi 2005 kur u vetëdorëzuam në Hagë – Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Bala – e deri më 29 nëntor 2012, u dëshmua e vërteta e luftës sonë të drejtë.
Edhe sot bashkëluftëtarët tanë po përballen me sfida të njëjta në Hagë. Me krenari, besim dhe respekt të thellë, uroj që shumë shpejt edhe ata të dalin fitimtarë, duke nderuar vlerat dhe sakrificën e UÇK-së”, ka shkruar Brahimaj.

Haradinaj kujton momentin kur u shpall i pafajshëm në Hagë: Ishte fitore për gjithë luftën çlirimtare

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika